Festat/ Allmuça: Tirana ende e përgjumur. Çfarë pritet të ndodhë në kryeqytet më 28 dhe 29 nëntor

Festat/ Allmuça: Tirana ende e përgjumur. Çfarë pritet të ndodhë në kryeqytet më 28 dhe 29 nëntor

Ende nuk kemi gjurmë të aktiviteteve në kuadër të 28-29 nëntorit në Tiranë, përveç flamujve që janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku nesër do të mbahet Parada e Shqiptarëve. Në një raportim për MCN Live gazetarja Oliverda Allmuça bën me dije se kryeqyteti është ende në fazën e përgjumjes, ku njerëzit duket se i kanë shfrytëzuar ditët e festave për të pushuar. Gjatë dy ditëve të festave pritet të rikthehen në atdhe emigrantë, ndërsa s’do të mungojnë as shqiptarët nga Kosova. Një risi mund të konsiderohet zhvendosja e vëmendjes nga Vlora në Tiranë, referuar faktit që kryeqyteti mban Paradën e Shqiptarëve.  

Sot është e hënë dhe dita e tretë nga 5-ditëshi i pushimeve si për administratën dhe shkollën. Qyteti është ende në fazën e përgjumjes. Ende nuk kemi gjurmë të nisjes së aktiviteteve përveç flamujve që janë vendosur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, që i paraprijnë edhe paradës që do të zhvillohet nesër në orën 11:00 të paradites. Ajo quhet ndryshe parada e shqiptarëve, ku për herë të parë zhvendoset nga Nju-Jorku në zemër të qytetit, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Parada do të fillojë në orën 11:00. Janë vendosur barriera në të dy anët e rrugës. Në orët e darkës do të ketë një koncert në këtë zonë, me këngëtarë të ndryshëm, të shkuar. Do të festohet edhe Dita e Bardhë më 29 nëntor. Fokusi do të jetë në 18:30 kur do të bëhet një koncert madhështor, do të ketë këngëtarë të ndryshëm, Noizy, Alban Skënderaj, Stine. Ka këngëtarë të rrymave të ndryshme që janë bërë bashkë për t’u dhuruar spektakël njerëzve. Ka pak njerëz dhe automjete nëpër rrugë. Shitësit nëpër rrugë më thane se ende s’ka nisur vrulli i blerjeve, plisat, shallet. Në një komunikim që kam pasur me turet turistike, bëhet fjalë për emigrantë që do të vijnë. Një trend që s’ka ndryshuar janë shqiptarët e Kosovës që do të vijnë ta festojnë këtu 28-29 nëntorit. Ata janë më të flaktët për këtë festë. Një gjë ndryshe nga vitet e tjera është zhvendosja e vëmendjes nga Vlora në Tiranë. Është një formë marketingu për t’i dhënë më shumë rëndësi aktivitetin. Në Vlorë fillon nga data 23 deri në 29.  Edhe në Vlorë ka aktivitete, por duke qenë se parada e shqiptarëve sjell shqiptarë nga të gjitha trevat në bulevard duket se vëmendja do të jetë në këtë vend”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy