
Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimi për rikthimin e normalitetit në Kuvend, ka ngjallu përkrahjen edhe të ndërkombëtarëve të cilët i bëjnë thirrje deputetëve që të bëjnë detyrën e tyre brenda parlamentit.
Këtë fakt, drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, e sheh si kthim në normalitet dhe pranim të opozitës që nuk e njihnin deri dje.
Të huajt me këtë e pranojnë, unë e quaj kthim në normalitet, se nuk e njihni deri dje, e refuzonin deri dje, e njohin tani, thotë që ky është grupi më i madh parlamentar i opozitës, ka 47 + deputetë, uluni me ta dhe negocioni.
Ne duam të jemi alternativë në pushtet, jo njësit guerilë. Njësit gueril ne bëhemi nga halli kur nuk të lejojnë të jesh pjesë e lojës demokratike. Për të qenë alternativë pushteti duhet te jemi në dhomat e pushtetit.



