Deputetët e grupit të miqësisë Shqipëri - Gjermani, kanë vizituar Bundestagun gjerman, ku kanë zhvilluar takime të rëndësishme me ligjvënës gjermanë.
Në krye të delegacionit, ishte deputeti socialist, Taulant Balla, i cili tha se Gjermania e mbështet Reformën në Drejtësi. Balla tha se qeveria është e angazhuar për ta miratuar këtë Reformë e cila është parakusht për hapjen e negociatave për integimin.
