"Duhen bërë hapa pas për të zgjidhur krizën", Basha-Metës: Vetëm hapa para për largimin e Ramës

"Duhen bërë hapa pas për të zgjidhur krizën", Basha-Metës: Vetëm hapa para për largimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se e ka refuzuar thirrjen e Presidentit Meta për të bërë hapa pas për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në një prononcim për mediat, pas takimit që kreu i demokratëve pati me presidentin Slloven, Basha tha se nuk do të ketë më hapa pas, por vetëm hapa përpara deri në largimin e kryeministrit Rama.

Nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të presidentit Meta, por mund t’ju them se në përballjen me krimin e organizuar dhe një qevei të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe për të vjedhur paratë e shqiptarëve , nuk ka për të pasur ansjë hap pas. Ka për të patur vetëm hapa përpara se vetëm hapat përpara, largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar, që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme, do t’u japë shqiptarëve atë që meritojnë: një parlament dhe qeveri prodhim i votës dhe vullnetit të tyre dhe jo prodhim i niçeve, i bajrave, i shullazëve me shokë. Në raport me këtë çështje, asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara, duke nisur nesër me bashkimin e qytetarëve në protest para Asamblesë së dalë nga vota e krimit dhe jo nga vota e qytetarëve”, tha Basha.

Kreu i PD, komentoi edhe vendimet e disa kandidatëve në listat e zgjedhore për marrjen e mandateve dhe tha se vendimet e tyre për mandatin e deputetit nuk kanë efekt në rrugën që opozita po ndjek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy