Oneda Leka tregon si humbi 40 kilogramë brenda vitit pas shtimit të peshës në shtatzëni

Oneda Leka tregon si humbi 40 kilogramë brenda vitit pas shtimit të peshës në shtatzëni

Oneda Leka tregon si humbi 40 kilogramë brenda vitit, pas problemeve me mbipeshën dhe kilogramët e marra gjatë shtatzënisë.

 

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo rrëfeu se në fillim të shtatzënisë kishte probleme me rrahjet e zemrës dhe mjeku e rekomandoi që të mos e vazhdonte palestrën.

 

Para shtatzënisë jam marrë me palestër. Shtatzëninë e kam nisur me 52 kilogramë, por mora rreth 40 kilogramë. Gjatë shtatzënisë ishte diçka që nuk e kontrolloja dot, kisha uri gjatë gjithë kohës. Por pas shtatzënisë kuptova që trupi im kishte ndryshuar shumë. 

 

Gjeta forcën dhe vullnetin se kisha vizion që të kisha atë trup që kisha pas shtatzënisë. Pas tre muajsh nga lindja mora dhe aprovimin e mjekut dhe nisa palestrën. Para shtatzënisë isha aktive por kisha bindjen se do i humbja këto kilogramë pas lindjes.

 

Ishte shumë e vështirë në muajt e parë se pavarësisht netëve pa gjumë ishte dhe sfida e gjidhënies. Ndoqa vetëm regjim ushqimor nga mendja ime. Kam ngrënë gjithçka se për një vit kam ushqyer vajzën me gji. Haja çdo gjë nga pak, thjesht duke qenë defiçit me kalori. Kam shmangur sheqerin e shtuar. 

 

Në mëngjes haja kos me fruta të thata, mes vakt haja fruta të thata, në drekë haja supë, mish, peshk, perime. Pasdite haja ndonjë kos, ndërsa darkën mundohesha ta haja para orës 19.00. Mora instruktor personal, bëja 40 minuta kardio dhe ushtrime hit. 

 

Për gjashtë muaj nuk kam futur fare ëmbëlsirë në gojë. Ushtrimet kardio dhe hit me peshë, më ndihmonin që lëkura të mos varej dhe të forcoja muskujt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy