Ambasadori amerikan në Prishtinë: Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në Qeverinë e Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë: Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në Qeverinë e Kosovës

Emërimi i ish-komandatit të UÇK-së si këshilltar politik nga kryeministri Haradinaj nuk është pritur mirë nga ambasadori amerikan në Prishtinë. Pak ditë pas emërimit të Sylejman Selimit si këshilltar, ambasadori Philip Kosnett është shprehur se kriminelët e luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Tuiter, ai iu bëri thirrë liderëve të të gjitha partive të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë.

“Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit” ka shkruar ambasadori Cosnett.

Ai poashtu ka shpërndarë një reagim të Organizatës Joqeveritare "Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut" në Kosovë dhe në Serbi, të cilët e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për emërimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, si këshilltar politik.

“Emërimet dhe deklaratat e tilla për ne janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe si rrjedhojë të papranueshme. Personat që kanë kryer krime lufte duhet të qëndrojnë larg institucioneve shtetërore që shërbejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallime etnike. Vendimi për emërimin e z. Selimi si këshilltar politik, tregon për mos-seriozitetin dhe mungesën e përkushtimit të Qeverisë për drejtësi, pajtim dhe paqe” thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Me 25 janar të këtij viti, nga një panel i themeluar nga Këshilli Gjyqësor, e liroi Selimin me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg, pasi që kishte kaluar mbi 5 vjet në burg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy