Përplasen dy makina në Berat, 3 të plagosur

Përplasen dy makina në Berat, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Berat.

Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kombinatit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Leon Simoni, është përplasur me një automjet tip “Fiat”.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi Shkëlqim Kapxhiu, 63 vjeç, dhe shtetaset Blerina Nerjaku, 48 vjeçe dhe Mersine Nerjaku, 37 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy