Fizioterapisti Ervin Kapaj në “Zgjohu me MCN” ka treguar për pozicionet e gabuara të qëndrimit të cilat më pas sjellin dhe probleme me shëndetin siç janë dhimbjet e kokës apo ato të mesit.
Ai tha se qëndrimi ulur për orë të tëra në të njëjtin pozicion shkakton deformime të qafës dhe këto raste janë rritur masivisht.
Sipas tij, është mirë që ti drejtohemi fizioterapistit për ndihmë sepse nëse e kapim problemin në kohë mund dhe ta menaxhojmë.
Kemi tre postura gabim këtu nuk duhet të qëndrojmë këmba mbi këmbë sepse bllokojmë qarkullimin e gjakut. Ne i japim rëndësi pjesës estetike dhe harrojmë shëndetin, që shkaktohen dhimbje shpine, mesi, koke etj. ndoshta duket e vështirë në fillim por pastaj mësohesh. Trupi jonë është mësuar me atë lloj posture dhe nëse qëndrojmë korrekt në fillim na jep dhimbje.
Tani është rritur cilësia e jetës dhe duhet ti drejtohemi specialistëve. Sa më shpejt ti kapësh problemet aq më shpejt e menaxhon por varet gjithmonë nga gradët që ka. Specialisti studion se cilat muskuj janë më të zhvilluar dhe cilat jo.
Ajo që bëjmë kur duam të korrigjojmë fasturën, bëjmë një masazh që është më në thellësi dhe kapim zonat me më shumë dhimbje. Ne lirojmë gjithë trupin dhe që 4-5 seancat e para trupi qetësohet.
Duhet të korrigjojmë stilin e jetës, sepse nëse punojmë 8-9 orë ulur, dy orë puno në këmbë, sepse ky trupi është i vetmi që do rrish tërë jetën s’ke tjetër. Ne kemi trajtimin në fizioterapi, por duhet dhe pacienti të punoj me veten. Nëse kemi problemin me mesin ne punojmë me mesin, por nuk duhet të përqendrohemi vetëm aty sepse kryesore janë muskujt e barkut.
I pyetur sa rëndësi ka përdorimi i telefonit tek fëmijët, ai tha se është mirë që për fëmijët nga 5 vjeç e sipër vizita të tilla duhet të kthehen në rutinë të zakonshme.
Ka shumë rëndësi sepse shkakton patologji gjithmonë kur qëndrojmë për orë të tëra në një pozicion të caktuar, fillojnë shqetësimet si dhimbje koke probleme me shikimin. Jemi një sistem, nuk jemi të ndarë, trajtojmë dhimbjen e qafës dhe pas dy ditësh dhimbja kalon te mesi.
Fëmijët e vegjël janë asimptomatik, kur ata rrinë shtrembër shohim se ajo bëhet postura e tyre e zakonshme. Që tre vjeç duhet ti bëjmë kontrolle, por nga 5 vjeç patjetër sepse aty është zhvilluar fëmija, duhet ti mbajmë në kontroll pediatrik nga 5 vjeç.
Sa i përket dhimbjes së kokës, Kapaj tha se duhen bërë patjetër kontrolle për qafën.
Dhimbja e qafës që si japim asnjëherë rëndësi është e vetmja pjesë që nuk rri pushim dhe kur flemë gjumë. Kur bllokohet qafa ka reduktim të futjes së gjakut në kokë.
Fillimisht e ndjemë qafën si të ngrirë, por ne duhet të shohim të gjithë pjesën muskulore për të kontrolluar muskujt. Duhen bërë kontrolle për qafën sepse pesha i bie asaj dhe aty fillon artroza dhe pastaj arrijmë drejt një zone që nëse se kap në kohë nuk di më as si ta menaxhosh.



