Shehi: Kodi Zgjedhor u bë dhunshëm nga Rama e Berisha që të mos ketë parti tjetër të përfshirë. Idiotësi, përveç se poshtërsi (VIDEO)

Shehi: Kodi Zgjedhor u bë dhunshëm nga Rama e Berisha që të mos ketë parti tjetër të përfshirë. Idiotësi, përveç se poshtërsi (VIDEO)

Ndryshimi i Kodit zgjedhor dhe raporti me drejtësinë janë pikat që ndajnë Dashamir Shehin me kolegët e opozitës për të hyrë së bashku në zgjedhjet e vitit 2025.

Në studion e emisionit “MCN live”, kryetari i LZHK-së, thotë se që në krye të herës miratimi i Kodit të ri Zgjedhor u bë dhunshëm nga Rama e Berisha për tu mos u futur në fushën e tyre.

Është një marrëveshje antikushtetuese, e pamoralshme, ajo e  vinit 2009 që prodhoj këtë sistem të ri politikë të ri në Shqipëri që u mbylli derën për 15 vjet partive të vogla alternative në vend që nuk i lënë të bëhen të mëdha.

Është ndër marrëveshjet më të rënda që hyhet në zgjedhje në këto 15 vite.   

Më këtë ligj për të hyrë në parlamente 19% të votave që nuk është në asnjë vend, ky lloj barbarizmi mbi demokracinë , mbi pluralizmin që ë kanë bërë dy vetë.

Nuk e kanë bërë partitë, e ka bërë Rama dhe Berisha, e kanë bërë atëherë dhe sot.

D.m.th. e kanë bërë në mënyrë të dhunshme që të mos u hyj njëri tjetër në fushë, është idiotësi, përveç se poshtërsi.

Shehi thotë se është për përmbysje të sistemit zgjedhor, që sipas tij pjesa tjetër e opozitës nuk e ka këtë dëshirë, ndërkohë që numëroi se në cilat pika nuk puqen me partitë tjera.

Nëse ligji do të ndryshojë do ta shohim cilat janë mundësitë. Nëse pozicioni i kolegëve opozitarë do të ndryshojë, do ta shohim.

Jemi vetëm se sot për sot nuk puqemi me opozitën në shumë pika; në raportin me drejtësinë, në raport me ndërkombëtarët, nuk puqemi për ndryshimet e ligjit zgjedhor dhe për pjesëmarrjen në parlament, që tani fatmirësisht kanë hyrë në parlament dhe unë kam frikë se kjo punë u bë vetëm për atë punë e dialogut.  

Unë jam përtej koalicioneve, për përmbysje të sistemit zgjedhor, të hapen listat të shtohen zonat elektorale, të hapen listat dhe mos votojnë vetëm flamurin e partisë por edhe fytyrën e deputetit. Kolegët opozitarë nuk kanë të njëjta dëshira me ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy