
Sipas Moskës, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk do të veprojë si ndërmjetës në bisedimet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Kështu tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, cituar nga Tass.

I pyetur për mundësinë që lideri turk të bëhet ndërmjetës në këto bisedime, zëdhënësi i Kremlinit u përgjigj: “Jo, e pamundur”.
Peskov konfirmoi se tema e konfliktit në Ukrainë është diskutuar gjatë takimit të sotëm mes Erdoganit dhe Vladimir Putinit në Astana.



