Gazetari Arsen Rusta ka deklaruar për MCN Live se Petrit Vasili ndodhet në SPAK prej afro 60 minutash dhe pritet të qëndrojë aty dhe për 45-60 minuta të tjera. Ai është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat në lidhje me hetimin për lobimin e LSI në SHBA. Sipas burimeve të gazetarit nga letërporositë e mbërritura nga SHBA-të dhe hetimet e transaksioneve bankare ka mosdeklarime të lobimeve të kësaj strukture drejt SHBA-së "Prej 60 minutash Petrit Vasili ndodhet në SPAK. Me Kërkesë të prokurorit Sotir Kllapi ai është paraqitur sot në orën 10:00 në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për të dhënë deklarime. SPAK po heton Ilir Metën sa i përket aferës së lobimit në SHBA për disa kontakte me zyrat e lobimit, por edhe me kongresmenë dhe politikanë. Është një hetim i nisur pas denoncimeve të Halit Valterit ndaj LSI, PL, Metës, Kryemadhit dhe funskionarëve të tjerë të kësaj strukture. Meta ka qenë më herët këtu është pyetur për afro 1 orë 40 minuta. Aktualisht është radha e Vasilit, i cili ka kaluar traun e oborrit të Gjykatës dhe SPAK duke u kamufluar me një kapele. Këto deklarime pritet të zgjasin dhe afro 45-60 minuta. Burime për MCN Live bëjnë me dije se Kllapi aferën e lobimit të ish-presidentit Meta, ka një vepër penale sa i përket lobimit. Nuk është dosja e parë e lobimit që hetohet nga drejtësia shqiptare. Më herët është hetuar dhe Basha. Burime për MCN bëjnë me dije se nga letërporositë e mbërritura nga SHBA dhe hetimi i transaksioneve të llogarive bankare, regjistrit të partive, deklarimet në KQZ ka mosdeklarim të lobimeve të bëra nga kjo parti drejt SHBA-së. Administrata e zyrës së financës së kësaj partie po ashtu është pyetur. Është vetë Meta që ka dhënë deklarime, Vasili në cilësinë e nënkryetarit. Nuk dihet nëse do ketë dhe persona të tjerë, ndoshta dhe Kryemadhi pasi ka qenë drejtuese për ca kohë. Sotir Kllapi ka firmosur arrestimin e Vangjush Dakos, një nga njerëzit më të rëndësishëm politikisht. E ka hetimin e hapur, pritet që të konkludojë hetimin.



