Lazimi: Qeveria duhet të përgatisë paketën ndihmëse të energjisë, më të madhe se atë në pandemi

Lazimi: Qeveria duhet të përgatisë paketën ndihmëse të energjisë, më të madhe se atë në pandemi

Me rritjen e çmimit të energjisë, pasojat do të jetë të mëdha kryesisht në ekonomi, dhe në xhepat e konsumatorëve, thotë eksperti për çështjet ekonomike, Majlind Lazimi.

Përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, Lazimi tha se kjo emergjencë duhet vendosur më herët nga qeveria dhe se çmimi i energjisë, elektrike ka filluar rritjen që në muajin shtator.

“Kjo emergjencë do duhej të ishte bërë më herët, sepse dimë që në muajin shtator që ka filluar rritja. Rritja e këtij çmimi ka filluar që në shtator në mënyrë progresive. Dhe unë shikoj që një paketë mbështetëse duhet të merrej më herët nga qeveria”.

Për Lazimin, prioritet është përpilimi i një pakete ndihmëse energjetike, më e madhe se ajo për pandeminë.

“Paketa ndihmëse për energjinë, do të duhej të ishte me e madhe sesa ajo në pandemi. Efektet do të ishin të rënda, jo vetëm për xhepat e qytetarëve por edhe në uljen e të ardhurave të kompanive të energjisë. Qartazi ne e dimë qe edhe pas pandemisë, pasojat në ekonomi ishin të rënda jo vetëm kemi rritje te çmimit por edhe ulje te konsumit-të gjithë paguhen më pak, të gjithë kemi të pak të ardhura, prandaj është e vështirë se cilin duhet mbështetur më përpara. Prioritet është garancia e energjisë elektrike. Së dyti, do të kemi parasysh se rritja e çmimit të konsumatorit, ndikon edhe në rritje tjera, sepse ka efekt zingjir, edhe te rritja e prodhimit që bëhen përmes shfrytëzimit të energjisë”.  

Lazimi, e sheh të nevojshme, mbledhjen e qeverisë për siguri kombëtare, pasi sipas tij, siguria energjetike është pjesë e strategjisë kombëtare.

“Është e nevojshme, mbledhja e qeverisë kombëtare, sepse siguria kombëtare është pjesë përbërëse e strategjisë kombëtare, do të duhej një plan me i integruar më së miri. Çështja e çmimit finale është çështje e sigurisë kombëtare, sepse qeveria, duhet të ketë një plan të veçantë, sepse do të kemi rritje të kërkesës së energjisë, prandaj do të duhej një plan më i integruar, i harmonizuar i qeverisë, institucioneve, opozitës, biznesit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy