Ky është Mein Kampf i Hitlerit në arabisht. U gjet në Gaza, kështu i edukojnë fëmijët e tyre.
Pasi ta shkatërrojmë Hamasin, nuk do të ketë më asnjë në Gaza që i edukon kështu fëmijët e tyre.
Kështu tha Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu teksa shfaqte në komunikimin për mediat të shtunën, tekstin e gjetur nga ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës.
Nuk ka asgjë më absurde se në prag të Ditës së Përkujtimit të holokaustit na akuzuan në Hagë si përgjegjës për gjenocid.
Masakra e radhës është vetëm çështje kohe.
I pyetur për Gazën pas luftës, Netanyahu përsërit se do të shkatërrojnë udhëheqjen e Hamasit, si dhe kapacitetet ushtarake dhe civile.
Pas kësaj, në Gaza do të duhet të ndërtohet një lloj tjetër qeverisjeje, një administratë jo-terroriste.
Kujtojmë se Mein Kampf (Lufta ime) është autobiografia dhe manifesti politik i liderit nazist Adolf Hitler në të cilën shfaqen idetë politike dhe pikësynimet politike të tij.



