KPA e shkarkoi/ Besnik Muçi letër Kushtetueses: Pres vendimin tuaj, iki kur të vendosni ju

KPA e shkarkoi/ Besnik Muçi letër Kushtetueses: Pres vendimin tuaj, iki kur të vendosni ju

Një ditë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i ka dërguar një letër institucionit ku shërben prej disa javësh. Në letrën që Muçi i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, i kërkon që vendimi për të, të jepet nga ky organ, dhe se deri në ditën që do të merret vendimi, ai do të vijojë të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Muçi thotë se urdhëresa e KPA për shkarkimin e tij është e pabazuar në ligj dhe Kushtetutë. Anëtari i Gjykatës, iu shpjegon anëtarëve të tjerë të institucionit, se mandati i tij si prokuror ka përfunduar.

“Shtrirja e efekteve të vendimit të Kolegjit automatikisht mbi funksionin e Anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur shkarkimin, është jo vetëm i paargumentuar dhe pa referencë ligjore por është në kundërshtim me nenin 127/2 të Kushtetutës.”-thotë ai në këtë letër.

Por, ai kërkon që të jetë Gjykata Kushtetuese, ajo që do të marrë vendimin nëse Muçit i ka përfunduar ose jo mandati si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. ” Të inicioni procedurën e verifikimit të mbarimit të mandatit tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese”-thuhet më tej në letër.

 'I kam kërkuar Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, që në bazë të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9.2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të inicioni procedurën e verifikimit të mbarimit të mandatit tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe marrjen e këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese në zbatim të nenit 127.2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nëse verifikohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese kushtet e mbarimit të mandatit tim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të parashikuara në nenin 127 të Kushtetutës dhe nenin 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 “ “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Jam në pritje të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në përmbushje të detyrimeve të nenit 127 të Kushtetutës dhe nenit 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 në një afat sa më të shpejtë të mundur. Pres vendimin nësë më ka mbaruar ose jo mandati. Urdhëresa e KPA është e pa mbështetur në ligj ose Kushtetutë. Menjëherë pas betimit në Presidencë KLP-ja duhet të hiqte statusin e magjistratit dhe Kolegji të ndërpriste hetimin, pasi nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses”, shkruan Muçi në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë sot në mëngjes Besnik Muçi ka shpërfillur vendimin Vettingun dhe është paraqitur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese për të vijuar punën si anëtar i saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy