Briken Calja sfumon skandalin e dopingut, siguron 3 medalje ari në Europianin e Peshëngritjes

Briken Calja sfumon skandalin e dopingut, siguron 3 medalje ari në Europianin e Peshëngritjes

Pas lajmeve të dopingut që përfshinë peshëngritjen shqiptare, Briken Calja me paraqitjene tij në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, ka valëvitur flamurin kuqezi në majën e podiumit.

Peshëngritësi shqiptar ka vendosur diktatin në Europianin e Peshëngritjes, ku 28-vjeçari triumfoi në të gjitha disiplinat duke rrëmbyer tre medalje ari. 

Në Europianin e pëshëngritjes Calja realizoi të tre provat e tij në stilin e shkëputjes duke ngritur fillimisht peshën 141 kilogram, me shumë lehtësi. Në provën e dytë, 28-vjeçari ngriti 143 kilogram për ta mbyllur më pas me peshën 146 kilogram dhe duke "rrëmbyer" medaljen e artë në këtë stil. 

Calja e nisi garën me 171kg, kur të tjerët thuajse e kishin përfunduar atë dhe e realizon me sukses provën e parë. Por në të dytën shtangisti kuqezi dështon të ngrejë 175kg, peshë të cilën e realizon me sukses në provën e tretë, duke siguruar kështu medaljen e artë edhe në këtë stil. Në dygarësh, Calja renditet sërish i pari, me 321kg në total, duke fituar kështu 3 medalje të arta në Europian, duke qenë absolut në peshën 69kg.

Medaljet e artë nga Calja pritet të ndryshojnë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pas problemeve të vazhdueshme me dopingun. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy