
Deputetet e "së majtës radikale duhet të kërkojnë falje për vendin dhe Izraelin për gjuhën që ata përdorën dhe gjërat e tmerrshme që ata thanë. Shumë janë të zemëruar me ta dhe veprimet e tyre të neveritshme", shprehet në Twitter Donald Trump, duke sulmuar, pa emra, deputetet demokratike progresiste që i përkasin minoriteteve dhe udhëhiqen nga Alexandria Ocasio-Cortez. "Është kaq e trishtueshme të shohësh se demokratët bëhen palë me njerëz që flasin keq për vendin tonë dhe që e urrejnë Izraelin. Nëse nuk janë të lumtur të qëndrojnë këtu, ata mund të largohen”, është shprehur presidenti i ShBA-së. Zedhënësja Nancy Pelosi njofton një rezolutë për dënimin tweets-et raciste të Donald Trump drejtuar katër deputeteve. "Grupi ynë do të vazhdojë t'i përgjigjet këtyre sulmeve të neveritshme," shkruan ajo. Edhe Theresa May e ka kritikuar presidentin Trump, për sulme "të papranueshme". Megjithatë ai shprehet se: "Nuk jam i shqetësuar nëse ka njerëz që mendojnë se tweet-et e mia janë raciste". /Ansa/



