
Për hoxhën Sabaudin Jashari, objektivi madhor i ligjit islam, është që të edukojë mëkëmbësin e Zotit në tokë.
Ai shpjegoi në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos se të lexosh islamin për të njohur çështjet bazike të tij, është e mundshme për të gjithë, por se të studiosh islamin si burim ligji, kjo ka nevojë për dije shtesë që i ngërthen vetë islami.
Problemi është se bëni dijetarin, ekspertin e dijeve islame. Duhet të përcaktosh qëllimin pse po e lexon librin, stadin që je në aspektin e mekanizmave për të kuptuar këtë libër.
Kurani ka ligjet e tij që janë feja, bosht, islam dhe tema të karakterit orientues, ligjor, që ka nevojë për dije shtesë. Kur të lexojmë Kuranin të mos e lexojmë për të bërë ekspertin, në të kundërt duhen përdorur mekanizmat shtesë. Një nga qasjet kritike ndaj islamit, është se ne kërkojmë të gjykojmë universalen, ose të tërën nëpërmjet të pjesshmes. Besimi është një fuqi që ka një burim, kush është burimi, njohja e Zotit.
Atdhetarizëm është të besosh se Zoti të ka dërguar në tokë dhe nuk duhet ta tradhtosh, qoftë nëpërmjet korrupsionit, sharjes dhe fyerjes, të jesh kritik ndaj vendit tënd për ta çuar përpara.



