
Për të katërtin vit radhazi Finlanda është vendi më i lumtur në botë sipas raportit botëror të lumturisë. Më pas vjen Danimarka, e ndjekur nga Zvicra, Islanda dhe Holanda.
Sipas ekspertëve pozicionimi i vendit nordik kryesisht ka të bëjë me besimin e popullsisë tek komuniteti i tij, element që ka kontribuar në mirëqenien e personave.
Por gjithsesi sipas ekspertëve, reagimi ndaj pandemisë nuk ka qenë i kënaqshëm në krahasim me vendet e tjera. Kryesisht për shkak të respektimit të masave anti-Covid nga qytetarët, si dhe kontrollet e pakta.
Të gjitha vendet nordike u renditën në 10 vendet e para të listës, ndërsa Estonia ishte e 28-ta dhe Rusia e 60-ta, nga 149 kombe. Ndërkohë, Britania e Madhe ra nga vendi i 13-të në të 17-të, ndërsa SHBA ishte në vendin e 19-të.
Në vendet e rajonit e para renditej Kosova, e cila zë vendin e 31-të, pas saj Serbia që renditet e 42, Greqia e 51-ta, Mali i ZI i 54, Bosnje Hercegovina i 58, Shqipëria e 63 dhe e fundit Maqedonia e Veriut e 75.
Raporti Botëror i Lumturisë 2021 është përpiluar pak më ndryshe këtë herë për shkak të koronavirusit. Jo vetëm që studiuesit nuk ishin në gjendje të përfundonin intervistat ballë për ballë në një numër vendesh, por u desh të ndryshonin gjërat plotësisht duke u përqendruar në marrëdhëniet midis mirëqenies dhe Covid-19.
Ndërkohë, autori Jeffrey Sachs theksoi se se “ne kemi nevojë urgjente të mësojmë nga Covid-19″, duke shtuar se ” duhet të synojmë mirëqenien jo thjesht pasurinë”.



