Duket se surpriza që djalë donte ti bënte të dashurës së vet doli përtej parashkimeve.
Ata kishin vendosur të shijonin një kërcim me litarë, por kordoni doli të jetë shumë i gjatë dhe çifti u përplas në akull me shpejtësi të lartë.
Ngjarja ndodhi në rajonin e Tomsk të Rusisë dhe çifti tani ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.
Lartësia e urës është e barabartë me një ndërtesë 7 katëshe dhe reklamonte hedhje për çifte romantike, por kësaj here organizatorët me sa duket e kanë llogaritur gabim gjatësinë e kordonit.
Kjo ka bërë që çifti të bjerë mbi lumin e ngrirë gjatë kërcimit me litar.



