Një krim makabër ka tronditur Gjermaninë një ditë më parë. Në rajonin e Vestfalisë, një 19-vjeçar është në kërkim për vrasjen e një fëmije 9 vjeç. Marcel Hesse ka vrarë fëmijën e fqinjëve dhe më pas është arratisur.
Para dhe pas vrasjes, autori ka çatuar në rrjetin e errët (rrjeti virtual privat që fillimisht është krijuar për të mbrojtur privatësinë e disidentëve politikë, por që gjithnjë e më shumë po përdoret nga krimi kibernetik) dhe ka publikuar pamjet e krimit.
Pikërisht në rrjetin e errët, 19-vjeçari kishte njoftuar një prej miqve të tij se do të kryente një krim. Policia ka nisur një superaksion në të cilin janë përfshirë dhjetëra agjentë policie dhe helikopterë.
Trupi i vogëlushit është gjetur në kantinën e banesës së tij. Sipas agjencisë DPA, Hesse kishte mbaruar shkollën e mesme, jetonte vetëm dhe ishte i papunë.



