
Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping kanë rënë dakord që armët bërthamore nuk duhet të përdoren në Ukrainë.
Presidenti Biden dhe Presidenti Xi përsëritën marrëveshjen e tyre se një luftë bërthamore nuk duhet të ndodhë kurrë dhe nuk mund të fitohet kurrë.
Dy presidentët nënvizuan kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit ose kërcënimit të përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë.
Kështu thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, duke informuar lidhur me takimin, cituar nga CNN.
Presidenti kinez Xi Jinping duke në samitin e Balit në Indonezi, me homologun e tij amerikan Joe Biden, deklaroi se Kina është jashtëzakonisht e shqetësuar për situatën aktuale në Ukrainë.
Përballë një krize globale dhe të përbërë si ajo në Ukrainë, është e rëndësishme të reflektojmë seriozisht për sa vijon: së pari, konfliktet dhe luftërat nuk nxjerrin fitues.
Së dyti, nuk ka zgjidhje të thjeshtë për një çështje komplekse dhe së treti, konfrontimi midis vendeve të mëdha duhet të shmanget.
Për këtë arsye, ne mbështesim dhe presim me padurim rifillimin e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës dhe gjithashtu shpresojmë që SHBA, NATO dhe BE të dialogojnë me Rusinë.



