
Analisti nga Kosova, Shkëlzen Gashi përmes një lidhje “Skype” për emisionin “Të Paekspzouarit” në MCN, ka shprehur disa pikëpamje interesante lidhur me takimin e Donald Trump Jr. në Serbi. Ai theksoi se Trump Jr. ishte shumë i impresionuar nga intervista me presidentin serb, Aleksandar Vučić, dhe se Serbia ka mbështetur vazhdimisht kandidaturën e babait të tij për president të SHBA-së.
Gashi vuri në dukje se interesat e SHBA-ve kanë ndryshuar ndjeshëm që nga vitet '90, kur fokusi ishte te ndalimi i ndikimit rus në Ballkan, dhe tani, me ardhjen e Trump, situata është shumë më e paparashikueshme.
Ai theksoi gjithashtu se Trump mund të bëjë ndryshime të mëdha në territorin e Kosovës, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e rajonit, duke hapur mundësi për një fazë të re për Kosovën.
“Kompania e tij përmend në fillim të intervistës disa pika të ngjashme me ato që i përmendet edhe ju. Ai e përmendi disa herë se është i fasinuar me intervistën me Vuçiçin dhe po ashtu tha se Serbia ka mbështetur zgjedhjen e babait të tij si president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Interesi i SHBA-ve, veçanërisht nën Presidentin Trump, tani është ndryshe nga ai i vitet '90 dhe 2000. Gjatë viteve '90, SHBA kishin si interes të shkëputnin rajonin nga ndikimi i Rusisë, ndërsa tani kjo nuk është më një prioritet. Gjatë atyre viteve, SHBA bombarduan Serbinë dhe shpallën pavarësinë e Kosovës, duke ndikuar edhe në verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010.
Pas vitit 2010, interesat e SHBA-ve ndryshuan dhe fokusi nuk është më te ndëshkimi i Serbisë. Ata bënë dy favore të mëdha për Serbinë: krijimin e Gjykatës Speciale dhe formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me ardhjen e Trump, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Ai është një politikan i paparashikueshëm, dhe këtë e kanë vënë në dukje psikologët e SHBA-ve, të cilët paralajmëruan për stabilitetin psikosomatik të tij dhe vendimet enigmatike që merr.
Nëse para disa muajsh do të kishim biseduar për Trump, nuk mund të kisha thënë se ai do të mbyllte Zërin e Amerikës dhe programet e tjera mediatike, por tash nuk është më e pabesueshme. Trump mund të mbështesë Serbinë dhe të bëjë ndryshime të mëdha në territorin e Kosovës, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë.
Kosova, nga ana e saj, mund të ketë mundësinë për të kontrolluar të ardhmen e saj dhe të nisë një fazë të re.”



