“Restart” vë në pranga në Korçë, 3 persona të kapur me 40 kg kanabis/ Emrat

“Restart” vë në pranga në Korçë, 3 persona të kapur me 40 kg kanabis/ Emrat

Finalizohet faza e shtatë e operacionit policor të koduar “Restart”, i nisur pesë muaj më parë, në Korçë, duke vënë në pranga edhe tre persona të dyshuar.

Shkon në​ 19 numri i të ndaluarve dhe në 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i  Andrea (Drini) Myrtollari, 35 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, Asqeri Bebri, 54 vjeç, banues në Korçë, Astrit Sinani, 55 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volksëagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, me drejtues shtetasin Asqeri Bebri dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, ishin edhe shtetasit Andrea Myrtollari dhe Astrit Sinani.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer ne bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy