Përfundoi rrugëtimin në ‘X Factor’, Valdrin Mustafa: I mora më të mirën, më ka rritur profesionalisht

Përfundoi rrugëtimin në ‘X Factor’, Valdrin Mustafa: I mora më të mirën, më ka rritur profesionalisht

Këngëtari Valdrin Mustafa i ftuar në emisionin ‘Zgjohu me MCN’ është rikthyer sërish në skenë pas shkëputjes që pati nga përfundimi i rrugëtimit të tij në ‘X Factor’.

Teksa ka rrëfyer eksperiencën e tij në këtë kompeticion të cilin e ka konsideruar si shumë të bukur e cila e ka rritur dhe profesionalisht, si dhe emocionet që ka përjetuar pasi arriti shumë afër finales.

Jam çliruar totalisht sepse kanë qenë gjërat pak të shpejta dhe ishe në stres sepse merrje këngën dhe brenda dy ditëve duhet ta kishe gati për në prova pastaj netët live.

Jo gjithmonë është ai destinacioni final që synon në fillim kur bëhesh pjesëmarrës, por e mora atë që doja nga ky event që në fillim.

Kur u s’kualifikova nuk e prisja, por në fund të fundit ishte vendimi i publikut, megjithëse dola nga kjo ëndrra shumë e vështirë.

X Factor më ka dhënë shumë benefite, njerëzit më njohin, mora përkrahjen nga publiku dhe më ka rritur profesionalisht.

Unë aty kam dhënë 100% tim. Bashkëpunimi me Sonin ka qenë shumë i mirë, më jepte shumë këshilla dhe si gjithmonë kanë qenë të vlefshme, madje me Sonin kam punuar dhe para X Factor, ajo është shumë e mirëkuptueshme.

Por besoj se të gjithë kemi qenë finalist aty dhe të gjithë besoj kemi dalë të fituar nga ai program.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy