Stroni: Jemi në sezonin e virozave, por ende nuk është regjistruar piku i epidemisë (VIDEO)

Stroni: Jemi në sezonin e virozave, por ende nuk është regjistruar piku i epidemisë (VIDEO)

Mjeku Gent Stroni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se jemi zyrtarisht në sezonin e virozave dhe se kjo situatë që do të zgjasë deri në dhjetor-janar.

 

Sipas Stronit, një qytetar nuk e ndan dot vetë nëse ka virozë, Covid apo ndonjë virus tjetër.

 

Jemi në sezonin e virozave. Covid ka qenë i pranishëm gjatë gjithë vitit 2025. Deri në shtator tetor ka ardhur duke rënë vala por jo duke u zhdukur. Janë rritur virozat e gripit që nis në këtë periudhë, në nëntor deri në fund të dhjetori. Piku është në dhjetor-janar. Kemi dhe virusin sincicial respirator.

 

Nuk e dallon dot vetë se paraqitja e shenjave klinike është e njëjtë si gripi. Kanë shenja të njëjta që fillojnë me prekjen e rrugëve të sipërme respiratore. Nuk e bën dot diferencim vetë qytetari, duhet të bëjë një analizë me tampon. 

 

E mira është të shtangimin tubimet e shumta, apo qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe të paajrosura. 

 

Duhet të mbahet distancë kur një person manifeston shenja klinike duke filluar nga teshtima, kollitje, apo temperaturë. E mira është të qëndrohet në shtëpi deri kur kjo situatë të kalojë. Kjo situatë zgjat 3-5 ditë, më pas simptomat zbehen. 

 

Nuk është ajo dyndja e virozave maksimale. Kemi kohë në fund të dhjetorit, apo në fillim të janarit. Kemi kohë për pikun e epidemisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy