Vetingu, zgjidhen kandidatët për Kolegjin e Apelimit

Vetingu, zgjidhen kandidatët për Kolegjin e Apelimit

Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit ad hoc për reformën në drejtësi është hedhur shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për Kolegjin e Apelimit.

Ardjan Hajdari, Natasha Muja, Sokol Çomo, Ina Rama, Luan Daci, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz janë emrat e përzgjedhur.

Në mbledhje u votuan dhe kandidatët e parë dhe të dytë zëvendësues të gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi dhe Etleva Papleka.

Procesi u ndoq edhe nga ambasadorët e akredituar në Tiranë, mes të cilëve edhe ai i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit,  kanë një mandat 9-vjeçar.

Pas kësaj, Kuvendi brenda 10 ditëve miraton listën e kandidatëve në bllok, me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy