Tensionet në veri, Ramabaja: Ngjarje e paralajmëruar, diplomacia perëndimore të ketë kujdes si sillet me Vuçiçin (VIDEO)

Tensionet në veri, Ramabaja: Ngjarje e paralajmëruar, diplomacia perëndimore të ketë kujdes si sillet me Vuçiçin (VIDEO)

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se tensionet e kësaj të premteje në veri të Kosovës ishin një ngjarje e paralajmëruar.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Ramabaja tha se ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier është nxituar me deklaratën e tij në lidhje me këtë çështje.

Ishte ngjarje e paralajmëruar. Para disa ditësh krerët e Listës Serbe, detashmentit  të dhunës që ka instaluar Beogradi në Kosovë paralajmëruan për 1 qershorin, por vepruan më herët. Ky është veprim i radhës i luftës hibride që ushtron Beogradi kundër Kosovës dhe integritetit të saj.

Kam përshtypjen se KFOR nuk do të ketë nevojë të ndërhyjë se policia e Kosovës brenda 3-4 orësh ka kryer detyrën e saj në mënyrë profesionale. Kanë shmangur çdo lloj dhune të mundshme siç propagandonte Beogradi. Nga qytetarët nuk ka pasur të lënduar, nga policia ishin 5 policë. Nuk kanë informacione nëse janë rëndë. E kanë menaxhuar situatës. Derisa policia do të jetë në gjendje ta kryejë detyrën nuk ka nevojë për ndërhyrje të KFOR..

Ambasadori amerikan është nxituar me deklaratën e tij. Shumëkush ka kujtuar këtë deklaratë si qortim ndaj ndërhyrjes së policisë atje duke e krahasuar me një deklaratë jo të pëlqyeshme të dërguarit të SHBA në Ballkan në 1998 që pati cilësuar UÇK si forcë terroriste dhe pas asaj ndodhi maskara e Prekazit. Një pjesë e diplomatëve amerikanë të kenë kujdes që të mos rrëshqasin në terrenin e lajthitshëm të propagandës së Beogradit. Në krye të Serbisë është pinjolli i Millosheviçit.

Vuçiç po pretendon që situatën e tensionuar në Beograd ta mbartë në Bosnjë dhe Kosovë.

Diplomacia perëndimore e ka përkëdhelur së tepërmi Vuçiçin. Brenda 1 viti e ka përdorur 7200 herë fjalën luftë në raport me Kosovën dhe disa herë ka urdhëruar ushtrisë t’i afrohet kufijve. Dhe në dhjetor ishin në prag të një luftë. Këto urdhra ai i merr nga Putin. I bëj thirrje diplomacisë perëndimore që të ketë kujdes si sillet me Vuçiçin.

Reagimi i Ramës është sikur do ishte reagimi i një kryeministri të Burkina Fasos dhe Tajlandës, ishte për keqardhje.

Kjo varet nga reflektimi i diplomacisë amerikane. E shohë mundësinë të eci drejt një paqëtimi gradual dhe reflektimi të qytetareve serbë në veri. Në mbështetje të bandave nuk pati qytetarë serbë. Qytetarët e veriut e kanë të qartë dhe po e pohojnë se e shohin përgjegjëse për situatën e krijuar Vuçiçin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy