
Qindra mijëra njerëz në Japoninë jugperëndimore kanë marrë një urdhër për të evakuuar shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që po godasin rajonin.
Autoritetet kanë lëshuar një alarm emergjence, duke sinjalizuar rrezikun e rrëshqitjes së tokës dhe përmbytjeve të lumenjve në prefekturat e Fukuoka, Saga dhe Nagasaki në ishullin e Kyushu.
Gjithsej 870 000 njerëz që jetojnë në zonë janë urdhëruar të evakuohen sot.
Një burrë i moshuar u gjet i vdekur sot pasi makina e tij u fshi nga përmbytja në qytetin Takeo, në prefekturën Sage, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive. Dy persona të tjerë u plagosën rëndë.



