Strazimiri: Aksioni opozitar do të jetë përfundimtar. Koha e fjalëve ka mbaruar, protesta nuk është akt, por proces (VIDEO)

Strazimiri: Aksioni opozitar do të jetë përfundimtar. Koha e fjalëve ka mbaruar, protesta nuk është akt, por proces (VIDEO)

Aksioni opozitar i opozitës në Parlament është radikalizuar pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji,

Ata kanë paralajmëruar rrugëtim të opozitës deri në mosbindje civile.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, në një komunikim për “MCN live”, paralajmëron se aksioni opozitar do të jetë përfundimtar deri në kthimin e ligjshmërisë dhe të politikës normale.

Aksioni opozitar në parlament dhe në rrugë do të jetë shumë kompleks dhe i përgjithshëm i vendosur dhe besoj se do të jetë përfundimtar.

Duke qenë se një rrugëzgjidhje tjetër nuk ka, atëherë e vetmja mënyrë që na mbete për të reaguar është kjo që kemi zgjedhur dhe besoj se është e vetmja mënyrë për ta rikthyer politikën shqiptare dhe zhvillimet e Shqipërisë në rrugën e ligjshmërisë dhe të politikës normale.

Të gjitha forcat që e ndjejnë veten opozitë me këtë qeveri ishin dje të pranishme sepse PD është forca më të madhe opozitare.

Strazimiri, paralajmëron se protesta e opozitës më 7 tetor, nuk përfaqëson një akt, por një proces në të cilën fjalën e pa  populli.

Prezenca e opozitës në parlament në momentin kur nëpërkëmben vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kur nëpërkëmben aty ligjshmëria dhe opozita nuk ka asnjë mënyrë për ta ndryshuar situatën, në fakt do të kishte kolaboracionizëm. Opozita e ka për detyrë sot të reagojë më të gjitha mënyrat, kundër paligjshmërisë, kundër antikushtetueshmërisë së mazhorancës dhe të qeverisë. Forcat janë më të ndryshme që të sensibilizohet jo vetëm faktori kombëtarë pore dhe ndërkombëtar.

Protesta e 7 tetori, do të ta gjej që populli duhet të dal në rrugë të tregoj që Shqipëria jemi ne, dhe jo ata. nuk do të ketë fjalime, ka mbaruar koha e fjalëve, do të thërrasim populli në shesh, tërë faktorin opozitar për të treguar e jemi më shumë se ata që dhunojnë ligjshmërinë dhe demokracinë në Shqipëri.

Në fund të ditës, nuk është ngjarje, në fund të datës 7 tetor do të ketë reaguar shoqëria, ky është një hap i parë i jashtëzakonshëm.

Do të ketë rezistencë pa fund, është një proces dhe nuk është një ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy