Të martën pasdite Lamar Odom u gjet pa ndjenja nga dy prostituta në dhomën e tij në Love Ranch South në Pahrump të shtetit të Nevadës. Love Ranch, e cila ndodhet rreth 80 milje në veri të Las Vegas, ofron një numër shërbimesh, duke përfshirë viagra dhe vibrato dhe gjithashtu përvojen e prostitutave. Odom ndodhet në gjendje kome ndërsa ka probleme të rënda me mushkëritë dhe veshkat, ndërsa mesohet se ish-gruaja e tij Khloe Kardashian është me të në spital.



