
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut I ka dhënë urdhër Lituanisë të mos kthejë refugjatët afganë në Bjellorusi
Sipas Gjykatqës refugjatët nuk duhet të largohen nga vendi pasi tashmë janë fshehur në Lituani.
Shtetasit afganë kanë mbërritur në Bjellorusi në gusht dhe janë përpjekur vazhdimisht të arrijnë në Lituani, tha gjykata.
Lituania dhe vendet e tjera anëtare të BE-së, kanë akuzuar Minskun se ka inkurajuar emigrantët të kalojnë ilegalisht kufirin për të destabilizuar BE-në.
Mosmarrëveshja ka lënë një numër njerëzish të bllokuar në kufijtë e jashtëm të BE-së, pasi Bjellorusia gjithashtu refuzon t'i ripranojë ata.



