Gjashtë humbje radhazi për Vorën, Flamurtari triumfon pas pesë golave

Gjashtë humbje radhazi për Vorën, Flamurtari triumfon pas pesë golave

Vora në krizë totale. Skuadra e drejtuar nga Endri Zjarri, pësoi humbjen e gjashtë radhazi në Kategorinë e Parë, duke u mposhtur nga Flamurtari me rezultatin 3-2 në shtëpi.

Triumf i rëndësishëm për vlonjatët, që konfirmojnë formën e mirë që po kalojnë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Flamurtarit, pas golit të shënuar nga Vasil Shkurtaj në minutën e 29-të, ndërsa fraksioni i dytë ishte me të vërtetë spektakolar.

Pjeshka dyfishoi shifrat në minutën e 48-të, por vetëm dy minuta më vonë, Vora shënoi të parin me Gaio. Megjithatë, në minutën e 53-të, Vasil Shkrutaj, ia doli të shënoi të tretin për Flamurtarin, që në fund rezultoi gol vendimtar.

Golin e dytë për vorakët, e shënoi Prengaj në minutën e 63-të, por kishte vetëm vlerë statistikore.

Me këtë sukses, Flamurtari mban vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Vora pas gjashtë humbjeve radhazi mban vendin e katërt me 45 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy