Rusi, tre avokatët e Navalnyt dalin në gjyq për ekstremizëm

Rusi, tre avokatët e Navalnyt dalin në gjyq për ekstremizëm

Tre avokatë të cilët përfaqësonin liderin e ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, kanë dalë në gjyq për “ekstremizëm”.

Navalny vdiq në muajin shkurt në rrethana të paqarta në një koloni burgu në Arktik ku po vuante një dënim 19-vjeçar për drejtimin e një organizate “ekstremiste”.

Që nga vdekja e tij, autoritetet ruse kanë përshkallëzuar fushatën kundër mbështetësve, aleatëve dhe familjes së tij, duke arrestuar gazetarët që mbulonin seancat e tij gjyqësore dhe duke shtuar gruan e tij, Yulia Navalnaya, në listën e zezë të “terroristëve dhe ekstremistëve”.

Gjyqi i tre avokatëve Vadim Kobzev, Alexei Liptser dhe Igor Sergunin, nisi të enjten në një gjykatë në rajonin Vladimir në lindje të Moskës.

Avokatët qëndruan në një kafaz metalik për të pandehurit në fillim të seancës, përpara se gjyqtari të pranonte kërkesën e prokurorisë për të zhvilluar seancën me dyer të mbyllura, duke nxjerrë nga salla gazetarët dhe të pranishmit.

Të arrestuar në tetor 2023, tre avokatët akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë “ekstremiste”, akuza që parashikojnë një dënim maksimal prej gjashtë vjetësh burgim.

Hetuesit thonë se avokatët kaluan mesazhe midis Navalny dhe bashkëpunëtorëve të tij jashtë burgut, duke ndihmuar kritikun e Kremlinit të vazhdojë aktivitetin e tij të jashtëligjshëm politik edhe mbas hekurave.

Në atë kohë, ekipi i Navalny pretendoi se arrestimi i avokatëve ishte një përpjekje për të izoluar Navalny edhe më tej në burg, ku ai e kaloi shumicën e kohës në izolim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy