Vrasja e efektivit në Maliq, Pula: Operacioni duhej të shoqërohej me RENEA, situatë me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)

Vrasja e efektivit në Maliq, Pula: Operacioni duhej të shoqërohej me RENEA, situatë me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula ka dhënë detaje në ‘MCN Live’ lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku efektivi i forcave “Shqiponja” Enea Mekolli 34 vjeç humbi jetën, ndërsa u plagos polici Edison Adri 36 vjeç gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim i identifikuar si Violand Braçellari 43 vjeç.

 

Sipas Pulës, dinamika e ngjarjes ka qenë e shpejtë dhe e rrezikshme, pasi forcat e policisë janë përballur me armë zjarri nga i kërkuari.

 

Dinamika është e tillë që efektivët e Shqiponjave janë vënë në ndjekje pas informacioneve që kishin se i kërkuari ishte i fshehur në një stan. Pasi kanë shkuar, ai i është kundërpërgjigjur me armë, duke lënë të vdekur një prej efektivëve dhe duke plagosur një tjetër, i cili është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter drejt Traumës në Tiranë,.

 

Ai shtoi se i kërkuari ishte person me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për veprat e lidhura me narkotikët.

 

Sapo efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes janë ndeshur me plumba. Në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masë arresti për kultivim të lëndëve narkotike. Në orët e para të mëngjesit synohej kapja në befasi.

 

Gazetari ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi planin operacional të ndjekjes dhe nëse janë zbatuar protokollet e sigurisë, duke theksuar nevojën për forca më të specializuara në raste të tilla.

 

Duhet parë nëse plani operacional ka qenë i studiuar apo nëse janë zbatuar rregullat, sepse kur ka indicie që një person është i armatosur, nuk duhet të veprojnë vetëm efektivët e Shqiponjave, por edhe forcat RENEA.

 

Sipas tij, në raste të tilla rreziku është i lartë dhe kërkohet ndërhyrje më e koordinuar.

 

Kur një person është i armatosur dhe i fshihet policisë, kërkohet patjetër mbështetja e RENEA-s, sepse janë më të specializuar për operacione të tilla. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë hetim mbi mënyrën e organizimit të operacionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy