Djemtë, më të rrezikuar nga efekti anësor i vaksinës Pfizer sesa nga vetë Covid

Djemtë, më të rrezikuar nga efekti anësor i vaksinës Pfizer sesa nga vetë Covid

Djemtë kanë më shumë gjasa për efekte anësore te vaksinës sesa vajzat. Fjala është për inflamacionin e zemrës si efekt i rrallë i Pfizer-Biontech, që sipas një studimi ka më shumë gjasa sesa vetë Covid-i t’i detyrojë të rinjtë meshkuj të paraqiten në spital.

Analiza e tyre e të dhënave mjekësore sugjeron që djemtë e moshës 12 deri në 15 vjeç, pa probleme shëndetësore shoqëruese, kanë katër deri në gjashtë herë më shumë gjasa të diagnostikohen me miokardit të lidhur me vaksinën sesa të përfundojnë në spital me Covid gjatë një periudhe katër mujore.

Shumica e fëmijëve që përjetuan efektin e rrallë anësor kishin simptoma brenda ditëve të para pas injeksionit të vaksinës Pfizer/BioNTech, megjithëse një efekt anësor i ngjashëm shihet edhe te Moderna. Rreth 86% e djemve të prekur kërkonin kujdes spitalor, thanë autorët.

Në studimin e fundit, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, dr Tracy Høeg në Universitetin e Kalifornisë dhe kolegët analizuan reagimet negative ndaj vaksinave Covid në fëmijët amerikanë të moshës 12 deri në 17 vjeç gjatë gjashtë muajve të parë të 2021. Ata vlerësojnë se shkalla e miokarditit pas dy dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech është 162.2 raste për milion për djemtë e shëndetshëm të moshës 12 deri në 15 vjeç dhe 94 raste për milion për djemtë e shëndetshëm të moshës 16 deri në 17. Normat ekuivalente për vajzat ishin 13.4 dhe 13 raste për milion, respektivisht. Me normat aktuale të infeksionit në SHBA, rreziku që një adoleshent i shëndetshëm të dërgohet në spital me Covid në 120 ditët e ardhshme është rreth 44 për milion, thanë ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy