Lapaj protestë para Kryeministrisë: Kjo qeveri e çoi Shqipërinë drejt një shkatërrimi të madh, duhet ta presim nga rrënjët

Lapaj protestë para Kryeministrisë: Kjo qeveri e çoi Shqipërinë drejt një shkatërrimi të madh, duhet ta presim nga rrënjët

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka mbajtur sot protestën e radhës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pas një sërë skandalesh dhe aferash korruptive, të cilat sipas organizatorëve janë edhe nën hetim nga SPAK.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë.

Duke folur para protestuesve, Adriatik Lapaj deklaroi se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka mbjellë frikë, drogë dhe korrupsion në vend, duke e çuar Shqipërinë drejt një shkatërrimi të madh. 

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për, siç u shpreh, “t’ia prerë rrënjët kësaj qeverie”.

Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar. Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës meriton një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut.

 Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilaçet dhe këta pinë verë nga 33 mijë euro. Që fëmijët tanë ikin nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën.

Në këto 12 vite Edi Rama dhe banda e tij ka menaxhuar më shumë se 80 mld euro, më thoni një spital rajonal që e kanë bërë si duhet, më thoni që e kanë bërë si duhet pagat, ku shkuan 80 mld euro.

Ata pritën që me dhunën barbare të 4 janarit ne të iknim, me shiun mbi kryet tona këto 2 javë ne të iknim, por ne nuk mund të ikim, nga një betejë pa kthim, beteja për demokratizimin e atdheut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy