Kosova/ Dashevci: Të gjithë palët po e bllokojnë procesin. Po flitet për zgjedhje të reja (VIDEO) 

Kosova/ Dashevci: Të gjithë palët po e bllokojnë procesin. Po flitet për zgjedhje të reja (VIDEO) 

Analisti Arben Dashevci në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV foli mbi dështimin për herë të shtatë të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se të gjitha palët po e bllokojnë procesin, ku ngërçi s’i konvenon Republikës së Kosovës. Dashevci tha që po flitet për zgjedhje të reja si alternativë, pasi deri më tani nuk ka një marrëveshje pas perdeve për formimin e qeverisë. 

Kjo është tentativa e 7 që po e dërgon në një situatë të pakuptimtë për qytetarët e Kosovës. Kjo zvarritje, kjo bllokadë, ky ngërç s’i konvenon Republikës së Kosovës. S’e kam fjalën për sigurinë. Këto ngjarje po ndodhin çdo 48 orë. 
Faji po kalon nga një palë te tjera. Kur s’merret vesh 7-8 herë, po e dërgon situatën në një bllokadë të pakuptimtë.

Të gjithë po e bllokojnë procesin. Qytetari s’ia ka dhënë mandatin vetëm njërës parti, por ka dhënë mandat për një koalicion. Po të kishte patur bisedime prapa perdeve do ishte bërë qeveria. Nuk po gjejnë as pas perdeve një gjuhë të përbashkët. Sipas të gjitha gjasave të gjithë po e përmendin që edhe zgjedhjet e reja mund të jenë alternativë. 

Mendoj që nëse vazhdon ky ngërç edhe pak, Presidentja mund të japë sugjerimet e saj, ose të mblidhen të gjitha partitë në një tryezë të përbashkët. Ose të merren vesh, ose të shkojnë edhe në zgjedhje. Besoj që do ketë ndonjë reflektues, sepse disa parti kanë thënë që duhet të ketë një zgjidhje. Është rreziku që edhe mund të pezullohen fondet e BE sepse s’e ke një qeveri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy