Kurti takon homologun maqedonas, e njeh me arritjet e Kosovës, i kujton marrëveshjet

Kurti takon homologun maqedonas, e njeh me arritjet e Kosovës, i kujton marrëveshjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Takimi mes tyre u bë gjatë konferencës për Siguri, në Mynih të Gjermanisë,

Kurti e uroi homologun Kovaçevski për detyrën e re dhe drejtim të suksesshëm të qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë.

Gjatë takimit Kurti, e njohu homologun me arritjet e Kosovës gjatë vitit 2021, duke nënvizuar rritjen dyshifrore ekonomike, rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja me 2/3-tat.

Kurti tha se Kosova ka shënuar përmirësim rekord vjetor për 17 vende në indeksin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit.

Në vijim shtoi se në të njëjtën kohë, nga vendi i fundit në rajon për nga përqindja e popullatës së vaksinuar kundër COVID-19, Kosova sot renditet në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor.

“Në shtatorin e vitit të kaluar është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo mbledhje ishte konfirmim i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të mirë në mes dy vendeve. Gjatë takimit të sotëm u diskutua mbi statusin dhe progresin e marrëveshjeve dhe memorandumeve të nënshkruara gjatë mbledhjes së përbashkët. Muajin tjetër bëhen gjashtë muaj nga mbledhja e përbashkët, dhe me këtë rast pritet të bëhen vlerësimet e para të progresit dhe zbatimit të marrëveshjes nga dy zyrat respektive”, tha Kurti

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy