Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Serbi ku ka zhvilluar takimet me kryeministrin Aleksander Vuçiç dhe presidentin e vendit Tomislav Nikoliç.
Pas vizitës në Serbi, Biden pritet të udhëtojë drejt Kosovës për takimet me Mustafën dhe Thaçin. Këto takime kanë si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë.



