Çlirimi i Tiranës/ Meta në familjen e Estref Cakës: Nderim dhe mirënjohje përjetë

Çlirimi i Tiranës/ Meta në familjen e Estref Cakës: Nderim dhe mirënjohje përjetë

Në 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës, Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka vizituar familjen e njërit prej heronjve të popullit i cili kontribuoi në luftën për çlirimin e Tiranës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë një foto me familjen e Estref Cakës, njërit prej komandatëve më trima, siç e cilëson Presidenti.

Meta shkruan se Caka me aktin e tij vetëmohues asgjesoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të Tiranës.

Postimi i plotë

Ishte nder të vizitoja sot familjen e Estref Cakës, nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për Çlirimin e Tiranës.

Nderim dhe mirënjohje përjetë njërit prej komandantëve më trima të Brigadës së Parë Sulmuese, i cili me aktin e tij vetëmohues asgjesoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të kryeqytetit tonë.

Nderim të gjithë Dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës.

Nderim të gjitha nënave shqiptare, të cilat ringjallën Dëshmorët e Atdheut, duke u vënë emrat e tyre fëmijëve që lindën, për t’u bërë trima e patriotë, përherë të gatshëm për të sakrifikuar edhe jetën e tyre në mbrojtje të Shqipërisë, nga çdo armik që kërcënon Lirinë, Pavarësinë dhe Sovranitetin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy