Dëmshpërblimet e përmbytjeve, ndërpritet greva e banorëve të Nënshkodrës

Dëmshpërblimet e përmbytjeve, ndërpritet greva e banorëve të Nënshkodrës

Ndërpritet greva e urisë në Shkodër. Banorët e zonës së Nënshkodrës, të cilët një ditë më parë nisën një grevë urie në lulishten pranë prefekturës, kanë lënë grevën, pas ndërhyrjes së kreut të BSPSH, Albert Tuka.

Tetë banorë të zonës së Nënshkodrës të prekur nga përmbytjet e vitit 2010-2011 kanë arritur marrëveshje me Tukën, i cili ka premtuar gjetjen e një ambienti për zhvillimin e grevës.

Banorët kanë protestuar disa herë këtë fillim viti, duke i vendosur edhe afat qeverisë 25 janarin si datë përgjigjeje, por një gje e tillë mungoi.

Banorët kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve të viteve 2010-2011.Për situatën reagoi dje dhe prefekti i Shkodrës Paulin Radovani.

Ai beri me dije se komisionet e ngritura bene 3 vlerësime, por qeveria e shkuar njohu me VKM vetëm dëmet në bujqësi, që ja faturoi KESH asokohe.

Ai tha se vlerat e mbetura nga ajo shumë do mbyllen brenda këtyre javëve duke rakorduar edhe diferencat me OSHEE.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy