Skandali i naftës virxhin dhe arrestimi i biznesmenit në Zvicër

Skandali i naftës virxhin dhe arrestimi i biznesmenit në Zvicër

Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction Petrol” është vënë në pranga në Zvicër, për llogari të Prokurorisë së Fierit. Xhillari rezultonte në kërkim prej dy vitesh për skandalin e 4.4 milionë litra naftë brutor e zhdukur nga depozitat e kompanisë “Tea Construction&Petrol”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.

Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milionë euro nga shmangia e pagimit të akcizës. Biznesmeni dhe njëherazi administratori i "Tea Construction Petrol" ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2015. Skandali u zbulua dy vite më parë nga agjentët e “Crown Agents”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy