
Ditën e djeshme mediat kanë publikuar lajmin për marrjen e një vendimi për rritjen e çmimit të patentës. Vendimi thuhet se është marrë pas një takimi dhe dakordësie mes dy drejtorive dhe një shoqate.
Lidhur me këtë, drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e mosdeklarimit të të ardhurave nga dhjetëra autoshkolla.
Ai tha se përpos çmimit ajo që duhet të na interesojë është siguria për standardin ligjor. Sipas tij, mësimi i teorisë është gjë tjetër nga ai i praktikës dhe se është për tu përgëzuar që janë vetë autoshkollat që ngrihen dhe kërkojnë ndihmë se nuk po arrijnë dot ta bëjnë këtë gjë.
Dyfishohet çmimi i patentës kundrejt një fakti të kryer që është një kurs gjysmak dhe unë kam përgjegjësi se kjo nuk është një gjë që lidhet vetëm me ne, por vjen si pasojë te konkurrencës së pandershme, pagat mizerabël, instruktorët që përballen me një rënie degraduese të këtij sektori. Kjo gjë ka çuar në investime të munguara, në mjete 30-vjeçare që janë për të mësuar që janë ndonjëherë dhe përtej kujtesës. Kjo gjë vjen se kur jemi në kushte kur themi dyfishohet çmimi i patentës duhet të dimë çfarë dyfishohet. Kur është fjala për një kurs fiktiv, ka vetëm një tendim për të ndenjur më fortë te standardet, kemi 25 seanca teorie dhe 31 praktikë, 56 seanca në total. Ne e dimë sa kushton 40 min në trafik si mund të bëhet 56 seanca nëse i bëjmë me korrektesë. Çfarë ndodh me DPT e shqetësuar nga informaliteti e cila ka çuar në gjykata dhjetëra autoshkolla sepse nuk deklarojnë regjistrimet, kurset, dhe kjo vjen sepse po bëhet çfarë i do qejfi gjyshes kliente në autoshkollë. Është për tu përgëzuar që janë vetë autoshkollat që ngrihen dhe kërkojnë ndihmë se nuk po arrijnë dot ta bëjnë këtë gjë. DPRTSH është një gardian që sa herë që ka regjistrime të reja të jetë jo nën kosto.
I pyetur nëse do paguajmë sa kemi paguar apo 85 mijë lekë të reja për patentën, Gonxhe tha se ajo që duhet të na interesojë është rreziku në rrugë, standardi rrugor jo çmimi, sepse duhet të deklarohet gjithçka. Aktualisht që flasim Shqipëria ka 185 milionë euro në vit kosto nga aksidentet.
Ne kishim kohë që përgatiteshim dhe prandaj kemi ardhur në këtë pikë sepse para disa vitesh nuk kemi pasur as sisteme, as salla, as infrastrukturë. Kodi rrugor ka ndryshuar, ato aksidente dhe fatalitete janë miliona euro, e ka 185 mln euro në vit koston sociale dhe ekonomike nga aksidentet Shqipëria dhe shoqëria në vend që të bëhet merak për këto kosto, flet për dyfishimin e çmimit të patentës. Duhet që 56 seanca të bëhen në mënyrë të ndershme, të fiskalizohet dhe nëse kjo bëhet dhe ka rritje, kjo është rregullim dhe revolucion në sigurinë e standardit në autoshkolla. Deri më sot qytetarët kanë marrë një shërbim të munguar dhe kjo po bëhet për të rregulluar konkurencën. Nuk ka asgjë që të jetë mbi detyrimin minimal, një kurs mësimor në klasë mund të kushtojë 5 mijë lekë dhe një në rrugë 10-12 mijë lekë. Bëni një kalkulim, shtojini dhe fitimin dhe shihni te cila vlerë dilni. Kurset kanë qenë abuzive.
Ndërsa faktin se si mund të rregullohet ky treg, Gonxhe tha se kjo vjen hap pas hapi në një sinergji që do bëjë që ne të kërkojmë më shumë energji në autoshkolla. Sipas tij, kurset e deritanishme kanë qenë kurse abuzive, ndërsa me këtë marrëveshje pagesat do bëhen përmes bankave.
Tani që ke një fiskalizim dhe dritë mbi të ardhurat pagesat përmes bankave atëherë duhet dhe ta mbështesësh dhe të kërkosh didaktikë, simulatorë. Tregu është ngopur dhe ka ardhur lufta deri aty se si ta shkatërrosh njeri-tjetrit. Në historikun e këtij tregu është abuzuar dhe me dhënien e licencës për këtë treg. Rreth 390 autoshkolla aktive kemi dhe nga këto gjysma nuk do të ishte e nevojshme nëse do të ishin funksionale. Vlera e autoshkollës është degraduar si treg. Linçensime të reja do ketë shumë të rralla vetëm kur ka mungesa, kush kërkon të investojë të blejë dhe të futet në treg. Licensat e reja do të bëhen në bazë të standardeve, kemi njerëz të pashkolluar në këtë aspekt sa i përket kurseve në autoshkolla.
Në raport me vendet evropiane, ai tha se kjo ishte dhe një nga kushtet që kanë pasur me homologët, rritja e standardit në autoshkolla.
Një nga kushtet që kemi me homologët, Gjermaninë, Spanja, po punojmë me Zvicrën detyrim kryesor nga ata është të rritet standardi në autoshkolla. Deklaro koston reale, pagesën e fiskalizmit bëje në bankë dhe jo në duart sekserit. Më ketë marrëveshje, qytetari kthehet në faktor kryesor, sepse kur paguante 300 mijë lekë s’kishte gojë dhe fytyrë të denonconte, sot ai merr rolin kryesor të investimit të vetë. Ka ardhur koha që paratë nuk ke pse i harxhon përmes sekserëve. Kemi disa vjet që punojmë me autoshkollat, me trajnime, kualifikimet e tyre, me manuale. Shifrat më të mira i kemi në rënien e numrit të aksidenteve dhe kjo vjen dhe nga cilësia e tyre. Marrëveshja ka një kod hyrje në fuqi dhe merr një vlerë zbatimi. Nuk do të thotë se procesi është i prerë me thikë, do filloj një proces tërësisht i bazuar në një grup të sofistikuar kontrolli dhe gradualisht do të shohin një shërbim thelbësor. Nuk dyfishohet çmimi i patentës, por dhjetëfishohet cilësia e autoshkollave, sepse e nxjerrin veten nga tregu ata që nuk plotësojnë standardet. Ky treg është i pambrojtur dhe duhet të mbrohet. Marrëveshja është një moment simbolik dhe kemi firmosur duke e përkthyer tani në masa.



