Zgjerimi në 12 milje, Rusia: E drejtë, por duhen marrë parasysh veçoritë gjeografike të rajonit

Zgjerimi në 12 milje, Rusia: E drejtë, por duhen marrë parasysh veçoritë gjeografike të rajonit

Në debatin  që  është hapur për ujërat territoriale në Mesdhe është përfshirë së fundmi edhe Rusia.  Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova teksa konfirmoi të drejtën e çdo vendi për t’u zhtrirë në 12 milje detare nënvizoi se në disa raste, shtetet, për një arsye ose një tjetër mund përcaktojnë një det territorial më të ngushtë sesa parashikohet në nenin 3 të konvetntës për detin. Megjithatë pa komentuar specifikisht situatën mes Greqisë dhe Turqisë apo Greqisë dhe Shqipërisë, Zaharova tha se kur deti territorial duhet të përcaktohet midis shteteve fqinje, kjo çështje duhet të adresohet në përputhje me ligjin nderkombetar.

Këto çështje drejtohen nga një logjikë e përbashkët duke marrë parasysh veçoritë gjeografike të një rajoni. Në rastet kur një det territorial duhet të përcaktohet midis shteteve fqinje, kjo çështje duhet të trajtohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Qëndrimi i Moskës zyrtare megjithatë do të varet nga interesat gjeopolitikë të saj në rajon, fakt që vetë Zaharova e deklaroi pa rezerva, duke e bërë të qartë për Athinën se në radhë të parë qëndrojnë marrdhëniet e saj strategjike me vendet e Mesdheut Lindor.

Udhëheqja e Republikës Greke është në dijeni të mendimit të Rusisë për këtë çështje. Kur bëhet fjalë për situata ku interesat ruse preken drejtpërdrejt, ne do ta trajtojmë atë rast pas rasti. Deri më tani, megjithatë, ne nuk shohim ndonjë arsye për këtë.

Mesdheu lindor është kthyer në vatër tensionesh për Greqinë dhe Turqinë. Kjo efundit dërgoi më 10 gusht një anije për kërkimin e hidrokarbureve të shoqëruar nga një anije luftarake. Greqia pretendon se Turqia duke kryer kërkime po shkel të drejtën e shelfit kontinental të ishujve grekë, ndërsa Turqia nga ana e saj nuk ia njeh këtë të drejtë Greqisë. Situata është ndërlikuar edhe më shumë pas deklaratës së kryeministrit Mitsotakis për të shpallur zgjerimin e 12 miljeve detare në detin Jon, çka është pritur me skepticizëm nga pala shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy