Skendaj: Procesi vetingut aspak i lehtë dhe për monitoruesit, korrupsioni vijon të jetë i përhapur (VIDEO)

Skendaj: Procesi vetingut aspak i lehtë dhe për monitoruesit, korrupsioni vijon të jetë i përhapur (VIDEO)

Erida Skendaj, kryetare e KSHH në një lidhje skype me 'MCN Informacion' ka komentuar procesin e vetingut ku u shpreh se ky proces nuk ka qenë aspak i lehtë dhe për monitoruesit.

Ajo tha se nuk duhet të pranojmë se korrupsioni ka qenë dhe vijon të jetë i përhapur dhe se pse ka prokurorë dhe gjyqtarë të mirë. Sipas saj barra ka qenë e vështirë për shkak dhe të ekonomisë informale.

Monitorimi që komisioni i Helsinkit i ka kryer vetingut ka qenë i reduktuar dhe po ashtu seancat gjyqësore dhe rrjedhimisht kushdo që dëgjon konkluzionet ka të drejtë ti kundërshtojë sepse nuk janë të plota dhe gjithëpërfshirëse dhe mendoj se një bilanc më i mirë dhe një pasqyrë më e saktë e arritjeve, mangësive dhe sfidave do arrihet pas përfundimit të vetingut.

Si proces nuk ka qenë i lehtë si për subjektet që janë nënshtruar dhe institucionet sepse janë konsideruar si proporcionale për shkak të nevojës për rikthimin e besimit të qytetarëve te drejtësia. Nga të dhënat paraprake nuk është menduar se do arrihej të krijoheshin kaq shumë vakanca në sistemin gjyqësor, vonesa në gjykimin brenda afateve dhe për rrjedhojë kanë krijuar problematika dhe në aksesin në drejtësi.

Ekonomia jonë është një ekonomi informale dhe kjo ka vështirësuar së tepërmi barrën për të hetuar çdo pasuri që ata kishin vendosur gjatë ekzistencës së tyre si qenie njerëzore, dhe më herët dhe më tepër e lidhur dhe me pasurinë e familjarëve të tyre. Barra ka qenë e madhe në kushtet e një ekonomie informale.

Ne duhet të pranojmë që ashtu sikurse në të gjitha sferat publike, private, sistemin e drejtësisë korrupsioni ishte i hapur në mënyrë sistemike dhe vazhdon të jetë prezentë dhe vetëm një reformë në drejtësi në të gjitha degët e qeverisjes dhe në të gjitha sektorët reforma në drejtësi ka një sërë hallkash, dhe është një proces që nuk mund të kryhet në mënyrë frontale, korrupsioni kërkon për tu hetuar. Asnjë nga qytetarët nuk pranoi të bashkëpunojë me organet e vetingut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy