Hamasi liron tre pengje izraelitë

Hamasi liron tre pengje izraelitë

Tre pengje izraelitë të mbajtur nga Hamasi janë liruar mëngjesin e sotëm. Izraelito-argjentinasi Iair Horn, 46 vjeç dhe ruso-izraeliti Sasha Troufanov, 29 vjeç, u mbajtën të burgosur nga Hamasi, ndërsa Xhihadi Islamik kishte në duart e tij dhe izraelito-amerikanin Sagui Dekel-Chen, 36 vjeç.

Që të tre ishin rrëmbyer nga Kibbutz Nir Oz, ndërsa në duart e Hamasit janë ende 76 pengje.

Para dorëzimit, delegatja e Kryqit të Kuq u ngjit në skenë dhe nënshkroi dokumentet që një militant i Hamasit i dorëzoi asaj.

Të tre pengjet e liruar, u detyruan të ngjiteshin u në të njëjtën skenë dhe, pranë milicëve të armatosur folën shkurtimisht në mikrofon njëri pas tjetrit, në një ceremoni që zgjati disa minuta.

Horn, Troufanov dhe Dekel-Chen u morën më pas nga automjetet e Kryqit të Kuq.

Automjetet e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar mbërritën në Khan Younis rreth orës o8:45 me orën tonë për të marrë përgjegjësinë e tre pengjeve izraelitë.

Televizioni izraelit Channel 12 i transmetoi pamjet drejtpërdrejt. Ndërkohë në shkëmbim, 369 palestinezë të mbajtur në paraburgim izraelit do të lirohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy