Gjendet motori i atentatorëve që ekzekutuan shqiptarin në Gjermani me 5 plumba në sy të vajzës (FOTO)

Gjendet motori i atentatorëve që ekzekutuan shqiptarin në Gjermani me 5 plumba në sy të vajzës (FOTO)

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit në Gjermani. Policia vendase ka gjetur ditën e sotme të braktisur motorin tip “Kawasaki” të atentatorëve të cilën vranë me 5 plumba një 46-­vjeçar shqiptar në qytetin e Viselhëvedes.

Sipas mediave gjermane, rezulton se motori është blerë ditën e shtunë në Hanover. Policia ka identifikuar ish-­pronarin, motorit i cili do të merret në pyetje.

Blerja e motorit është bërë me faturë të rregullt çka do të identifikojë blerësit dhe autorët e krimit.

Ndërkohë, emri i shqiptarit ende nuk është zbardhur nga mediat gjermane i cili u qëllua me 5 plumba ditën e djeshme në shkollën fillore të së bijës.

Shqiptari kishte punuar si roje diskoteke në Shqipëri dhe pasi kishte rrahur një person ishte zhvendosur në Gjermani ku kishte kërkuar azil se i kanosej jeta.

Ai madje ka bërë edhe 1 vit burg në Shqipëri. Sipas policisë gjermane, motivi i kësaj ngjarje mendohet të jetë hakmarrja ndaj dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy