Gazetari Robert Papa, autori i emisionit “Fokus” e konsideroi të turpshëm fundin e Kamala Harris-it, duke theksuar se Partia Demokratike amerikane është kthyer në parti të miliarderëve dhe “wokeism”-it. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Papa theksoi se njerëzit vendosën mbi çmimet që kanë në tryezat e tyre dhe vendosi ekonomia.
“Ishte i turpshëm fundi i Kamala Harris, duhet të fliste para mbështetësve të saj atë natë dhe ajo fytyra e errët, s’duhet të thoshte atë fjali që do jetë e errët e ardhmja. Kur nga 81 milionë vota të Bidenit, znj. mori 67 milionë, e vetmja gjë që duhet të bëjë është të heshtë. Partia Demokrate ka kohë që s’kupton realitetin, është kthyer në parti të milionerëve, miliarderëve, wokeism, larg esencës së këtij kombi të madh. Trump u tregua i zgjuar mbajti MAGËN. Janë rreth 16 milionë të munguara për Harrisin. Trump paskërkësh pasur të drejtë kur fushatën e tij e mbështeti vetëm te MAGA. Njerëzit vendosën mbi çmimet që kanë në tryezat e tyre. Sa i takon politikës së jashtme Trump ndryshon nga politika dhe mund të bëjë çdo gjë. Aq më tepër që do jetë i ashpër ndaj administratës publike dhe do largoj burokratët nga DASH. Europianët nuk flasin sepse kanë frikë ndaj z.Trump.
Ishte ekonomia që vendosi. Në fushatë Trump s’foli për ekonominë, frikë, shkoi te emigrantët, kriminelët. Në kohën e Trump çdo amerikani rroga reale iu rrit 8 për qind. Harris dështoi te intervistat. Ajo pyetje që a do bësh ndonjë gjë ndryshe nga Biden dhe ajo me naivitet tha që nuk shikoj ndonjë gjë. Demokratët humbën sepse zgjodhën një kandidate të dobët, pa votë. Janë larguar nga realiteti. Demokratët po ndezin motorët për të marrë Kongresin pas dy viteve. Senati është marrë, por Kongresi s’dihet. Ligjet vendosen atje. Demokratët janë më të mbledhur në Kongres, i kanë rresht kongresmenët. Ajo që vendosi këtë radhë ishin votat e latinëve. Në rezervatet e indianëve 64 për qind për z.Trump. Kishte shkuar ku s’mbante më”.
I pyetur mbi mundësinë e heqjes së non gratës ndaj Berishës gjatë administratës Trump, Papa tha:
“Amerikanët janë pragmatist, por s’i shohin gjërat vetëm me syrin e të korruptuarit, dhe duke qenë parti e djathtë, një ndyrësi si Soros s’do hyjë më në Shtëpinë e Bardhë. Sa i përket non gratës ma ka thënë ambasadori Bolton, që administrata e re ka të drejtë ta heqë. Berisha ka njerëz të fortë, avokatë, njerëz që janë afër Trump-it”.
Lidhur me pozicionin që mund të mbajë Elon Musk, gazetari u shpreh:
“Musk do të kryesojë një agjenci të madhe, e cila është fantastike, do shkatërrojë burokracinë amerikane, ka agjenci pa fund paralele, Zëri i Amerikës, të përjetshmin DASH me rroga fantastike”.



