
Sipas konsulentit kombëtar bullgar për mikrobiologji, profesor Todor Kantardzhiev, fëmijët nën moshën një vjeçare nuk duhet të udhëtojnë në Greqi, Rumani apo Serbi për shkak të rrezikshmërisë së fruthit. Vetëm javën e kaluar, Greqia publikoi listën ku figuron si një nga shtatë vendet më të prekura të cilat raportojnë mbi 1,000 raste të shpërthimit të fruthit që nga fillimi i vitit 2018.
Sipas Qendrës kombëtare të vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Greqia pa gjithsej 2,238 raste të regjistruara gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. Profesori bullgar gjatë një interviste televizive është shprehur se numri i rasteve të fruthit krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar .
"Kjo nuk po ndodh për shkak të fushatave kundër vaksinimit sepse nuk ka shumë lëvizje kundër vaksinimit në Evropën Perëndimore dhe ato nuk janë aq vokale, ashtu si në Bullgari. Problemi raportohet në lidhje me emigracionin e popullsisë për shkaqe financiare duke anashkaluar vaksini min e fëmijëve", është shprehur ai.
Sipas OBSH shtatë vende të tjera kanë parë "rritje dramatike" në rastet e fruthit në Europë, si Franca, Gjeorgjia, Italia, Rusia, Serbia dhe Ukraina. Nga këto vende, Ukraina reflekton ndaj më të prekuratnga fruthi me 23,000 njerëz të infektuar gjashtëmujorin e parë të vitit. Në Europë janë raportuar në total 41.000 raste të infektuarnga fruthi duke përfshirë fëmijë dhe tërritur. Mënyrat e parandalimit të rritjes së rasteve të fruthit janë rritja intensive e normave të vëzhgimit dhe vaksinimit nënvizoj OBSH.



