
Gjermania ka konfirmuar mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe së fundmi celjen e negociatave. Por vec mesazheve inkurajuese dhe pozitive, duket se ka ende skepticizëm të brendshëm sa i takon votës finale se cila do të kalojë përmes kuvendit federal. Për qeverinë gjermane e jo vetëm, reforma në drejtësi është prioriteti kyç. Dojçe Velle citon ministrin gjerman për Europën Majkëll Roth, i cili është takuar mbrëmjen e së mërkurës me kryeministrin Edi Rama.
Ministri Roth konfirmoi atë për të cilën edhe vetë Rama ka folur disa herë gjatë ditëve të fundit, hezitimin për celjen e negociatave. Sipas Dojçe Veles, Roth vuri në dukje se çelja e negociatave nuk pritet me eufori nga vendet anëtare të BE-së.
"Bashkimi Europian po kalon kohë të vështira, sepse ka një sërë problemesh të brendshme dhe nuk është e gatshme për anëtarë të rinj." Madje Roth mësohet të jetë shprehur se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet. Ndaj duhet filluar procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon, tha Roth.



